Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Dhërmiut në Himarë. Shoferi i betonieres ka goditur një kamion të parkuar. Për pasojë betonierja ka përfunduar shumë afër detit.
Si pasojë e goditjes është lënduar drejtuesi i betonierës i cili është dërguar në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.