-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kontraktoi Gener 2, kamioni i “Biba-x” u mori jetën dy rinjve në Vlorë

Kryesoret

Dje ishte një ditë tragjike, pasi dy të rinj Armando Beu dhe Klajdi Kaja humbën jetën në By-Passin Orikum-Kaninë, ku u përmbys kamioni me të cilin po transportin materiale për rrugën që po shtrohet.

Dy të rinjtë nga Lushnja dhe Kavaja janë përcjellë për në banesën e fundit, por faji deri tani mbetet jetim. Asnjë person nuk ka dhënë llogari. Policia e Vlorës ka dhënë pak informacion lidhur me ngjarjen e rëndë.

Kamioni dyshohet se ishte ngarkuar në Kavajë me zhavor të imët dhe ka mbërritur në by pass. Defekt teknik, apo dalje nga rruga teksa po zbriste nga Kanina drejt Orikumit, ende nuk ka një përgjigje nga ekspertiza e kamionit për të zbuluar të vërtetën.

Kamioni dyshohet se ishte mbushur me zhavorr të imët mbi kapacitetin e lejuar dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fatalisht me shkëmbin, ndërsa inertet kanë zënë poshtë të dy punëtorët.

Luan Biba, një prej administratorëve të kompanisë Biba-x e cila është nënkontraktore e Gener 2, në punimet e bypass-it u shpreh se kamioni nuk transportonte inerte dhe se ata nuk punojnë në atë segment, ku ndodhi aksidenti.

Por familjarët e 32-vjeçarit Beu jashtë kamerës treguan se Armando kishte disa muaj që punonte me siguracione pranë kompanisë së ndërtimit “Biba X”.

Duke hequr përgjegjësinë, por cila firmë e kishte kamionin? A ka drejtues, inxhiner apo zbatues projekti firma që po shtron rrugën? A i ka marrë policia apo prokuroria në pyetje? Çfarë deklaruan ata? Deri tani heshtje nga drejtësia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit