-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Mediu: Të propozojmë emrin ose të ikim! Alibeaj: Rama, hipokrit

Kryesoret

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi sot në Konferencën e Kryetarëve që opozita ka vetëm dy rrugë, ose të propozojë një emër për president ose të largohet nga procesi.

“Nuk duhet të bëjmë seanca boshe, por me kandidatura konkrete, me emra të negociuar, por edhe në rastin më të keq, me kandidatura të propozuara nga opozita, për të treguar që duam një president që të qëndrojë mbi palët dhe sjell një qasje të re.

Ose një kandidat nga ne, ose të zgjedhim ndërprerjen e pjesëmarrjes nga ne në proces” tha ai.

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj yha se opozita duhet të ruajë dinjitetin e saj përballë faktit që Edi Rama nuk hap rrugë për të lejuar që opozita të bëjë propozimin e parë.

“Kur Edi Rama i ka votat për raundin e katërt dhe të pestë do të na duhet të ruajmë dinjitetin, si hymë dhe si do të dalim nga ky proces. Nga shumica nuk ka asnjë reflektim. Ju keni 71 vota, por e dimë si i keni marrë dhe vjedhur.

Dhe si një shenjë për të dalë nga loja e vjetër e kulisave, bëmë këtë hap. Ne duhet të sfidojmë kulturën e 30 viteve, por si? Ja duke marrë pjesë në proces” tha ai.

Për Edi Ramën, tha se u tregu hipokrit. “Nuk është i sinqertë, është hipokrit, që të ezaurojë tre raundet e para dhe të shkojë te i katërti dhe të zgjedhë atë që do. Mund ta merrni” tha ai.

Por si zgjidhet Presidenti?

Një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Por një deputet nuk mund të propozojë më shumë se një kandidat për Presidenti.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit