Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim këtë të martë me ambasadorin e Bullgarisë, Momchil Raytchevski.
Meta përmes një postimi në Facebook tregon se tema kryesoreishte rëndësia e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Postimi i Ilir Metës:
Kënaqësi të bisedoja sot me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore. E falenderova për mikpritjen që m’u rezervua në Sofje, si edhe për kontributin e tij për përmirësimin e bashkëpunimit.