Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO.
“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas një votimi 188-8 pro”, shkruante në Twitter llogaria zyrtare e parlamentit.
