Konferenca e kryetarëve vendosi që në 23 maj ora 18:00 të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, por që sipas të gjitha gjasave, sërish do të digjet, pasi palët nuk lëshojnë. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi negociata të hapura me kamera për procesin dhe më pas të kalojnë të emrat dhe jo e kundërta, që sipas tij kërkon shumica socialiste.
“Nuk pranuan të diskutojnë në sytë e gazetarëve atë që është opinioni ynë, që është i thjeshtë; përcakton kritere dhe një proces, procedurë të thjeshtë. Ne mendojmë se për të qenë një president i shqiptarëve, as i njërës apo tjetrës, do të duhet një procedurë. Ne ta propozojmë. Ka një vrap te emrat.
Nëse pranohet procesi mund të kalojmë te emrat. Por spërdrellja e tyre është që pas tre raundeve të parë të kalojmë te emrat. Këto historitë jam gati, por nuk jam gati, e patë që ikën. Ata duan të shtyjnë ditët, të trazojnë ujërat te opozita, por përballë kësaj qasje ka diçka shumë solemne, zgjedhja e presidentit të ri” tha ai.