-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse po vonohet rindërtimi? Rama “lan duart”: Fajin e kanë gjyqtarët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka fajësuar gjyqtarët për vonesat në procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ai solli disa raste për të mbështetur argumentin e tij se fajtorë janë gjykatësit që po mbajnë peng procesin.

Ata (PD) nuk dinë ku kanë kokën e tyre. Ata s’e kanë bërë kur ishin në qeveri.

Ose i kanë lënë pa i prekur duke marrë në qafë kalamajtë e tyre, janë rritur në geto, duke marrë në qafë komunitetin, duke bërë rrugë që gjarpërojnë sipas votave.

Ndërkohë që ne në respekt të cdo kujt, ne nuk i kemi ngrënë hakun askujt për arsye krahinore apo politike.

Nëse sot kemi probleme me afatet e rindërtimit, janë të lidhura me leshin dhe linë, që bënë ata që ishin në detyrë më parë dhe që bënë çorapin e pronave, me gjykata dhe prokurorë që marrin peng komunitete të tërë pa pikën e turpit. Si njëri në Laç që ka marr peng ndërtimin e apartamenteve.

Duhet prishur pallati i vjetër, që është rrezik, kanë ikur të gjithë, kemi gati projektin dhe gjykatësi i jep sigurimin e padisë njërit që ka një dyqan, cfarë ti bëjmë ne. Ky është sistemi, që gjykata ka fjalën e fundit.

Sikur ndodh me Kombinatin, cështje të panumërta me pretendime absurde për të marrë copën më të madhe që u takon për të marrë peng zhvillimin.

Ti merr përsipër të rindërtosh shkollën simbol të arsimit në Tiranë, që u godit rëndë nga tërmeti, për ta bërë shkollën simbol të rindërtimit dhe ta marrin peng sepse të çojnë në SPAK disa për një WC aty, e duhet te presësh që të bëhet procedura, të bëhet hetimi, të bëhet historia” tha Rama, që deklaratat i bëri gjatë inaugurimit të 74 banesave në Ndroq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit