-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrimi në Austri, Meta: Nuk më prish punë, Ramës i hyri tartakuti nga inceneratorët

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot pas shkrimt të botuar dje në gazetën austriake “Kronen Zeitung” që pretendon për një histori lobimi në SHBA përmes një kompanie “offshore”. Kreu i shtetit thotë se është një histori e rifabrikuar dhe se do ta çojë në gjyq. Ai mohoi që të ketë lobuar duke paguar 700 mijë dollarë për një foto me Donald Trump dhe u kujtoi qytetarëve se një gjë të tillë e kanë bërë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Ç’koment të kem unë për këto mjerime të rilindjes. E kam parë atë shkrim pa emër për presidentin e një vendi. Shkrimi është një ripërtypje në publik e disa shkrimeve të “Father Jones” për të cilën përsa i takon LSI-së, keni deklaratë nga zëdhënësi i saj, zoti Sulçe. Që në 3 maj 2018 një gazetar më ka bërë pyetje për këtë cështje dhe përgjigja është e qartë që është një mashtrim totalisht.

Unë kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit, me ftesë të komitetit organizator të ceremonisë, gjithçka është e verifikueshme dhe nuk kemi lidhje me atë mashtrim. Ata thonë paska paguar Meta 700 mijë dollarë për të bërë foto me Trump. Nëse ju duket Vasili si Trumpi, a duket Petriti si Trumpi?

Mua më duket si zoti Vasili. E dyta nuk ka ceremoni më të sigurt se ajo e betimit të presidentit të SHBA-së. Është shumë e qartë dhe e verifikueshme do të jetë edhe në gjyq në Vjenë për këtë shkrimin pa emër.

LSI ka bërë një pagesë transparente 15 mijë dollarë për atë që e ka bërë, gjithçka tjetër është jo fake news, por një dramë e madhe. Duan t’i bëjnë të gjithë njëlloj. Pse do të bëja unë foto, kur nuk isha president dhe nuk kisha pse ta shqetësoja.

A nuk bëri zotëria si gruaja e Bilalit, falsifikoi, vajti tjetri më mbrapa dhe mori një rezultat edhe më të keq. Unë këto fotot i kam bërë që 30-vjeç me Klinton dhe Bush dhe as kam paguar as nuk do të paguaj asnjë cent.

Po të mos isha president nuk do i padisja, pasi këtu, këto i lexon cdo ditë. Mua nuk më prish punë se nuk kam për t’u votuar në Austri por do ta bëj për cështje dinjiteti” tha ai.

Ai tha se Edi Ramës i ka hyrë frika nga dosja e inceneratorëve. “Gojët e liga thonë se dy prej tyre janë edhe në Vjenë, ku ka dalë edhe ky artikulli i fundit. Ata nuk janë pronarët e vërtetë, ata kanë vendosur emrat, ashtu si disa oligarkë që kanë vendosur vetëm emrat, dihet kush është pronari dhe pse i ka hyrë tartakuti” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit