Ndeshja mes Sasuolos dhe Milanit këtë fundjavë mund të kthejë përsëri kuqezinjtë te titulli kampion dhe për fatin e keq të tifozëve të Milanit, do të jetë në transfertë dhe jo në “San Siro”. Kështu, ka nisur gara për një biletë dhe pak fatlumë kanë siguruar ato që u takon si ekip udhëtues.
Pjesa tjetër kanë vërshuar në biletari dhe për të blerë 18 mijë bileta online, është krijuar një radhë virtuale me 100 mijë kërkesa. Sigurisht, të gjitha janë shitur brenda më pak se një ore, siç tregoi faqja zyrtare e Sasuolos e cila bëri të qarë se stadiumi do të ishte i tejmbushur për këtë duel.
Por pas mbylljes së shitjes zyrtare nga klubi, ka filluar të lulëzojë tregu i zi, me personat që siguruan biletat të cilët tashmë mund t’ua shesin tifozëve të dëshpëruar të Milanit që duan të jenë me çdo kusht në stadium. Çmimet kanë arritur deri në 3 mijë euro dhe raportohet nga mediat italiane se dhe këto bileta po avullojnë me shpejtësi marramendëse.