-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli lë burg Lefter Kokën

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Lefter Kokën, i cili kishte kërkuar një masë më të butë sigurie. Kjo është e disata herë që refuzohet kërkesa për liri.

Avokatët e tij u shprehën për mediat se ish-ministrit nuk i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, sa kohë që ai nuk ka pranuar fajin.

Gjithashtu ata thanë se Koka ishte i hapur për bashkëpunim, por ka të tjerë persona që mund të japin informacione të vlefshme për prokurorët.

“Nuk ka pse të pendohet. Bashkëpunëtori është një njeri që tregon për veten e tij dhe të tjerët. Në rastin konkret Koka s’ka çfarë të bashkëpunojë.

Të jesh i hapur me hetimin për të dhënë shpjegime nuk do të thotë se je bashkëpunëtor me drejtësinë.

SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtorë por jo te Lefter Koka, te persona të terë që janë aty. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës”, tha ai.

Ndaj ish-ministrit të mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK  për çështjen e inceneratorit të Elbasanit me dyshimin se ka përfituar 3.7 mln euro. SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit edhe 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit