Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që paratë t’u kthehen qytetarëve pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit që pezullon vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës.
“T’u kthehen paratë qytetarëve. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRrE për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit. Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik.
Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë”, ka thënë Haradinaj.