Një incident është shënuar orët e mbrëmjes në Tiranë. Një 55-vjeçar teksa po punonte në tarracën e shtëpisë, në lagjen “5 Maji” ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ai është në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2022, në rrugën “5 Maji”, shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.