-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kancelari gjerman humbet privilegjet për shkak të lidhjeve me Rusinë

Kryesoret

Tre partitë qeverisëse të Gjermanisë planifikojnë t’i heqin ish-kancelarit Gerhard Shrëder të drejtën për të patur zyrë dhe personel, pasi ai mbajti dhe mbrojti lidhjet e tij të gjata me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Partia Social Demokrate e zotit Shrëder tha të mërkurën se ligjvënësit në komisionin parlamentar të buxhetit kishin rënë dakord të lidhnin disa nga privilegjet e ish-liderit gjerman me detyrat aktuale, në vend të statusit të tij si ish-kancelar.

Ata planifikuan të paraqesin një propozim para ligjvënësve të enjten. Ish kancelari Shrëder është bërë gjithnjë e më i izoluar muajt e fundit për shkak të punës së tij për kompanitë ruse të energjisë të kontrolluara nga shteti.

78-vjeçari është kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft dhe gjithashtu ka qenë i përfshirë në projektet e tubacioneve të gazit.

Në fillim të këtij viti personeli i zyrës së tij dha dorëheqjen dhe zoti Shrëder u përball me një valë të re zemërimi nga ish-aleatët politikë pasi gazeta New York Times e citoi atë duke thënë se masakra e civilëve në Buça “duhet hetuar”, por se ai nuk mendonte se urdhrat kishin ardhur nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili është një mik i vjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit