-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro: Lokalet e plazhit të marrin leje te Këshilli i Territorit

Kryesoret

Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro është shprehur se këtë vit lokalet dhe baret në afërsi të plazheve do të pajisen me leje të veçantë nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Ajo zhvilloi një takim ditën e sotme me Taks Forcën, ku ka shprehur edhe shqetësimin e saj për mbetjet në vijën bregdetare.

“Për sa i përket strukturave të përkohshme të shërbimit, këtë vit është bërë maksimumi nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka miratuar të gjitha lejet e beach-bareve në koordinim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe bashkive, duke i publikuar ato edhe online. Kjo është hera e pare që ndodh. Nga ana tjetër, për menaxhimin e stacioneve të plazheve nga subjektet private kishim 540 aplikime të kualifikuara, por 24 rezultojnë se nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Për këtë shkak, siç e kemi njoftuar që në janar, nuk do t’u lidhet kontrata. Të gjithë kanë edhe detyrimin për të pasur rojën bregdetare dhe për këtë do të ketë kontrolle”, tha Kumbaro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit