-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi merr vendimin, benzina më e shtrenjtë se nafta

Kryesoret

Bordi i Transparencës ka njoftuar për çmimet e reja të karburantit. Nga sot nafta do të tregtohet me 234 lekë, 3 lekë më pak disa ditë më parë, si dhe benzina ka pësuar një rritje dhe dot të tregtohet në vlerën e 237 lekëve, ndërsa gazi çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Njoftimi i Plotë

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit të jetë 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit