-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në takim me drejtoreshën e Transparencës: Shqipëria është e cenuar

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Nada Zohdy, drejtoreshën e qendrës për promovimin e transparencës.

Meta i ka shprehur asaj shqetësimin për gjendjen shumë të rëndë, veçanërisht në vitet e fundit, që ka prodhuar cenimi i këtyre tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri

Postimi i Metës:

Kënaqësi të takoja sot znj.Nada Zohdy, drejtoren e “Open Gov Hub Washington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare.
Në bisedën e frytshme i shpreha shqetësimin për gjendjen shumë të rëndë, veçanërisht në vitet e fundit, që ka prodhuar cenimi i këtyre tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke vrarë shpresën dhe detyruar gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi.
Theksova se rikthimi i sistemit të llogaridhënies në çdo nivel, transparenca e nevojshme e administratës publike dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve janë nevojë jetike për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.
E falenderova znj.Zohdy për punën që bën “Open Gov Hub Washington DC” dhe për hapjen e degës së “Open Gov Hub Albania”, që do të ndihmojë në promovimin e transparencën, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në Shqipëri.
E garantova se do të shumëfishoj përpjekjet e mia për të bërë gjithçka për rivendosjen e këtyre vlerave, që jo vetëm u sigurojnë qytetarëve një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes, por dhe garantojnë shtetin ligjor dhe të ardhmen tonë europiane.
Integriteti i zgjedhjeve, transparenca dhe një qeverisje llogaridhënëse përpara qytetarit janë domosdoshmëri për një demokraci më të mirë dhe funksionale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit