Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e sotme është përplasur një 37-vjeçar me motor ka përplasur një 72-vjeçar i cili pe ecte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e 21 Dhjetorit.
Njoftim
“Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç. Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.