Pasditen e sotme është njoftuar për shpërthimin e një bombole gazi në Fier. Ngjarja është regjistruar në katin e dytë të një pallati në lagjen “29 Nëntori”.
Në banesën, ku ka ndodhur shpërthimi gjendeshin një çift i moshuar. Mësohet se çifti ka qenë duke gatuar në momentin e shpërthimit, por fatmirësisht ata nuk kanë pësuar dëmtime.
Për të evituar përhapjen e flakëve i zoti i shtëpisë ka tentuar të largoj bombolën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar. Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe uniformat blu.
Njoftimi i policisë
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Shtetasi Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.