Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, ka sfiduar Enkelejd Alibeaj, duke ti thënë nëse maxhoranca i ka 23 firma?
“Të hënën kemi raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit, i keni ju 20 firmat për të propozuar një kandidat në raundin e dytë? Silleni kandidatin, nëse do të ishte një kandidat unik, ju mund të sillni 3 kandidatë, por unë besoj që e dini se kemi vënë një kusht, që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë. Ne nuk do të propozojmë kandidat, pa propozuar ju, ju do të propozoni, dhe ne do ta mendojmë dhe më pas do të shprehemi me votë. Dy raundet e fundit do të propozojmë ne, sipas frymës së kushtetutës. Prandaj edhe ne po i përgjemi sot opinionit publik, ne jemi të përgatitur, kemi dy muaj që përgatitemi, kemi bërë konsultime, dhe kemi gati edhe ne një short listën tonë, por e vërteta është që në 3 raundet e para të drejtën e keni ju”, u shpreh Balla.