Ditën e mërkurë të 18 majit pritet një përkeqësim i kushteve atmosferime mbi vendin tone, ndikuar nga depërtimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore.
Deri në orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare. Më pas do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke filluar nga zona e veriut për tu shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 24°C, në zona e ulëta 12 deri 29°C dhe në zona bregdetare 14 deri 27°C.