Ish-drejtori i firmës së barnave, Martin Shkreli, i cili u bë i famshëm për urdhërimin e rritjes dramatike të çmimit të një ilaçi që shpëton jetën, është liruar para kohe nga burgu.
Shkreli po vuante një dënim prej shtatë vitesh, pasi u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në vitin 2017.
Lirimi i tij u bë publik pasi fotot e tij qarkulluan në rrjetet sociale.
Aktualisht ai është me arrest shtëpie dhe në shtator pritet lirim i tij i plotë.
Shkreli u dënua në vitin 2017 për gënjeshtra ndaj investitorëve në lidhje me performancën e dy fondeve mbrojtëse që ai drejtonte, dhe se kishte vjedhur nga kompania e tij e barnave Retrophin, për t’i paguar ato.
Ai duhej të lirohej nga burgu në vitin 2023. Kërkesat e mëparshme për lirim të parakohshëm ishin refuzuar.
Gjyqi pasoi famën që Shkreli kishte fituar në vitin 2015, pasi kompania që ai drejtonte ngriti çmimin e ilaçit të krijuar prej kohësh Daraprim nga 13,50 dollarë (10,93 £) në 750 dollarë (607 £), i cili përdoret për trajtimin e infeksioneve parazitare.
Në fillim të këtij viti, një gjykatës i Manhattan-it zbuloi gjithashtu se lëvizja dhe të tjerët që ai orkestroi për të penguar konkurrentët të prodhonin ilaçin, kishin shkelur ligjet e konkurrencës në SHBA. Ai u ndalua nga industria përgjithmonë dhe u urdhërua të paguante 64.6 milionë dollarë.