Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.
Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar vendin ndërsa shtoi se sot janë një opozitë e vërtetë, dhe jo fasadë si ajo e Lulzim Bashës.
“Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve”, tha Berisha.