Grupi i PD-së ka propozuar tre emrat e parë për President të Republikës. Në mbledhjen që po zhvillohet prej orës 12:00 janë propozuar tre emrat e parë.
Deputeti Ferdinand Xhaferraj propozoi ish-ambasadorin e Shqipërisë në NATO, ish-deputetin e PD-së Leonard Demin.
Flamur Hoxha hodhi në tryezë emrin e Arben Çejkut, ish-ambasador në Kosovë dhe Maqedoni për pasardhës të Ilir Metës.
Deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati ka propozuar si kandidat për President, emrin e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish gjeneralin, Dritan Demirajn.