Sidrit Shabani, të cilit iu vendos tritol në lokalin në Radhimë, është subjekt i SPAK.
Shabani mësohet se ka punuar si DJ në lokalin e fisit Çapja në Elbasan, po ashtu ai ka lidhje fisnore me Florenc Çelës, i cili është marrë në pyetje nga SPAK për vrasjen për një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur në Elbasan, atë të Gentjan dhe Nezir Beqirit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.