-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastrimi i parave? Meta: Korrupsion, PPP dhe monopole

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të “MONEYVAL” që është pjesë e Këshillit të Evropës që në raportin e fundit vë në dukje se Shqipëria nuk ka shënuar asnjë përmirësim, duke neglizhuar përmbushjen e rekomandimeve të vëna nga Task-Forcës për Veprim (FATF) për luftën kundër pastrimit të parave. Kreu i shtetit thotë se është i shqetësuar nga raporti i fundit dhe kërkon që drejtësia të veprojë.

“E konsideroj shumë shqetësues përfshirjen sërish të Shqipërisë në listën gri të Këshillit të Europës, në lidhje me luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, që dëmton rëndë besueshmërinë e investitorëve dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.  

Shpreh keqardhjen e thellë për faktin se Shqipëria edhe pse vite më parë e kishte fituar këtë betejë dhe nuk renditej në këtë listë, tanimë sipas raportit të publikuar nga MONEYVAL i KiE-së, është vendosur në monitorim të zgjeruar dhe duhet të raportojë më tej për masat e marra në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Korrupsioni, praktikat abuzive, PPP-të dhe monopolet, janë të lidhura ngushtë me fenomenet negative që evidentohen nga raporti i MONEYVAL. Shpreh bindjen se për sa kohë nuk ndëshkohen këto praktika, Shqipëria nuk do të ketë progres as në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit