-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Parlamentit Evropian, propozon një bashkësi tjetër për Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka propozuar krijimin e një Bashkësie gjeopolitike evropiane, në të cilën do të përfshiheshin vendet evropiane që ende nuk janë anëtare të BE-së. Kjo do të përfshinte edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ekziston një bashkësi gjeopolitike, e cila përfshinë hapësirën nga Rejkjaviku deri në Baku apo Jerevan, nga Oslo deri në Ankara. Jam thellësisht i bindur se nga kjo hapësirë gjeopolitike duhet konfirmuar një realitet politik. Dhe, këtë duhet bërë menjëherë”, ka thënë Michel, duke folur në Komitetin social dhe ekonomik evropian.

Për t’i parandaluar spekulimet se këto ide mund të shihen si alternativë për anëtarësimin në BE të vendeve që janë në procesin e zgjerimit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se në asnjë mënyrë kjo ide nuk e ka qëllimin për të zëvendësuar procesin e tashëm të zgjerimit, por vendet gradualisht do të përfshiheshin në disa politika sektoriale të BE-së në bazë të përparimit që bëjnë në procesin e negociatave të anëtarësimit.

“Dua të jem krejtësisht i qartë që në fillim. Kjo iniciativë në asnjë mënyrë nuk shkon në drejtim të zëvendësimit të zgjerimit apo të krijojë argument të ri për ngadalësim të procesit. Po ashtu, për ato vende që marrin pjesë në Bashkësinë gjeopolitike evropiane kjo nuk është garanci se një ditë do të jenë anëtare të BE-së”, ka deklaruar Michel.

Ai, madje, ka thënë se “duhet përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së”, por ka mbështetur edhe idetë për “reversibilitet”, pra që një shtet i cili nuk do të vazhdojë t’i përmbushë kriteret, të kthehet prapa në proces. Michel ka thënë se një qasje e tillë do të përshpejtonte procesin e reformave te vendet kandidate.

Sipas presidentit të Këshillit Evropian, drejtimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane” do ta kenë shefat e shteteve apo qeverive që marrin pjesë dhe ata do të takoheshin së paku dy herë në vit. Fushat kryesore të angazhimit do të ishin bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Michel ka thënë se ai ka nisur tashmë konsultimet me 27 liderët e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa në një samit më 23 qershor në Bruksel do të diskutojë për këtë edhe me kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur nis edhe samiti i rregullt i BE-së, më 23 dhe 24 qershor.

Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian kanë thënë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së.

Toby Vogel, analist dhe ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor me bazë në Bruksel, ka vlerësuar se Macron, përmes kësaj ideje, shpërfaq kundërshtimet që ka në raport me anëtarësimin e shteteve të reja në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit