Për vrasjen e Arben Mërkurit, ekzekutimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sukth, janë shoqëruar rreth 12 persona.
Mësohet se për ngjarjen janë rreth 8 persona dëshmitarë okularë, të cilët kanë deklaruar se autorët ishin të maskuar dhe kanë përdorur një mjet tip fouristradë.
Autorët pasi ka lëshuar dy breshëri në drejtim të Mërkurit ai ka hipur sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës.
Sakaq, policia ka sekuestruar kamera sigurie në zonë. Makina rezulton me targa të vjedhura.
Mërkuri ishte personazh i njohur për policinë, pasi ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në zonën e Sukthit dhe Gjirit të Lalzit, ku është dhunuar një biznesmen libanez.