Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite burg në Britaninë e Madhe pasi është kapur nga policia me armë që e kishte fshehur poshtë sendiljes së makinës.
Bëhet fjalë për Klejdi Kazanin i cili u mundua të arratisej, por më pas i ra një paketë cigare në të cilën kishte fshehur plumbat e modifikuara të pistoletës.
Ai u arrestua bashkë me shoferin e automjetit i cili vijon ende të jetë hetim nga autoritetet britanike.
Kazani u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme zjarri dhe municioni dhe u dënua me 7 vite burg në Gjykatën e Luton Crown.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/05/f3-640x442.jpg)
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/05/f4-640x401.jpg)