-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Pakti për Presidentin u prish! Balla: Nëse do, PD ta sjellë kandidatin me firmat e saj

Kryesoret

Marrëveshja mes PS dhe PD-së për zgjedhjen e presidentit të ri u prish. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PS e shkeli paktin pasi sipas tij u tërhoq nga fjala që do të mbështeste me firma kandidatin e opozitës, jo si nevojë por garanci për procesin.

Por Taulant Balla tha se Enkelejd Alibeaj e ka kuptuar gabim marrëveshjen, prandaj i bëri thirrje që të riktheheshe në tryezën e dialogut për të diskutuar mbi emrat konkretë.

Është e të gjitha palëve për të propozuar. Ne kemi thënë që në këtë fazë të negociojmë emra. Tre grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por duke e thënë shumë qartë, që procesi të ruajë integritetin e tij duhet që kandidati i opozitës të mbështetet me firma vetëm nga opozita.

Opinioni dhe të gjithë na mirëkuptojnë dhe kemi bërë edhe kalkulime sa kandidatë mund të propozohen nga opozita dhe ata i kanë mundësinë të propozojnë dy kandidatë dhe bujrum deri të dielën të propozojnë dy kandidaturat dhe ne më pas të ulemi dhe të vlerësojmë nëse ne dhe grupi i PS-së do të vendosë që të mbështesë. Fakti që Alibeaj paska kuptuar diçka tjetër, ta shikojë edhe njëherë, në kohë jemi.

Unë jam këtu, po i rishpreh dëshirën për të vazhduar diskutimet, PS nuk depoziton emra në raundin e dytë dhe të tretë. Opozita do që të sjellë emrat, nëse duan le të vijnë edhe me më shumë se katër emra nëse duan.

Shpreh keqardhje për tërheqjen e PD-së. Çfarë kuptimi ka që kandidatin e opozitës ka mbështesë me firma shumica?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit