Gjykata greke ka shpallur fajtorë një shqiptar dhe një grek për përdhunimin dhe vrasjen brutale të studentes greke Eleni Topaloudi.
Ngjarja ka ndodhur në Rodos.Të pandehurit bënë përpjekje për ulje të dënimit, por gjykata i ka kundërshtuar në mënyrë të prerë.
Babai i studentes Giannis Topaloudis, dhe nëna e saj kanë shpërthyer në lot, menjëherë pas vendimit.
Ngjarja ndodhi në 2018, kur dy të rinjtë pasi e përdhunuan, e hodhën studenten nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.
Dëshmia e të riut grek
“Unë nuk e përdhunova, nuk e vrava, nuk i bëra asgjë të keqe Elenit”, ka deklaruar ai duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë shqiptarit e duke thënë se ky i fundit e ka goditur me thikë studenten 21-vjeçare dhe e ka hedhur vetë nga shkëmbi në det. 24-vjeçari pohoi se gjithçka nisi kur i bashkakuzuari u inatos me vajzën dhe nisi ta godiste atë “me hekur në kokë”, sepse ajo i vuri në pikëpyetje burrërinë.
“Ai kapi thikën dhe ia nguli në fyt. E çoi në banjë dhe e goditi në lavaman. Ai i tha ‘do të ta pres qafën’. Më pas e hodhi në vaskë. I hodhi ujë të ftohtë, pasi i hoqi të gjitha rrobat që kishte veshur. E ngriti dhe zbriti vetëm nga shkallët. Unë vazhdova t’i thosha ‘mos e bëj këtë’. I thashë ta çonte në spital, por ai e hodhi nga shkëmbi. Nuk e kam ndihmuar…”, ka deklaruar 24 vjeçar grek.