Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 502 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 29 persona derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 947.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 213.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 113 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 902 mijë e 865, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 822 mijë e 829.