Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet federale të Australisë. Laburisti Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë.
Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-keltike.
Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste.
Albanese gjithashtu ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbisë.