Ditën e sotme kanë dalë përpara gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë 18 të arrestuarit nga operacioni i bujshëm “Plumbi i artë” i SPAK-ut, që goditi dy ditë më parë. Nga 32 urdhër-arreste të lëshuara u ekzekutuan 18, 9 prej tyre ishin në qeli. 14 emra të rrezikshëm të botës së krimit, janë ende në kërkim. Mes të arrestuarve, është edhe Nuredin Dumani, i cili është bërë i penduari i drejtësisë, i arrestuar pak javë më parë në Fier, pas atentatit të dështuar ndaj tij. Ai nuk shkoi në gjykatë, por u njoh me akuzat dhe masën e re në spitalin e burgut ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve nga përplasja një muaj më parë në Cërrik me Talo Çelën dhe më pas u kap i plagosur në Fier. Listae atyre që dolën në gjykatë, të tradhtuar nga Dumani, përbëhet nga të “fortë” të tjerë në Elbasan, Laç e Tiranë.
18 personat që ndodhen në qeli
9 të akuzuarit që ishin në burg
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
9 të arrestuarit
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
14 personat e shpallur në kërkim
1.Eljo (Ervis) Bitri
2.Festim Qoli
3.Alban Bengasi
4.Ervis Martinaj
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
8.Agron (Kamber) Mehja
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri)
10. Talo Çela
11. Agim Gjini
12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
13. Florenc Çapia
14. Abedin Mama (Dine Çami)
AKUZAT
Ardian Uzuni
Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.
Altin Ndoci
Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërve, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.
Skerdi Tasi
Skerdi Tasi është i dyshuar si vrasës me pagesë, pjesë e grupeve krimianale në Tiranë dhe mëngjesin e 18 Janarit 2022 qëlloi për ta vrarë por e la të plagosur tek kodrat e Liqenit. Lulzim Mashën, pronarin e një shkolle private.
Leonard Palushi
Palushi është ka qenë me detyrë officer Policie. Ai ka qenë i ngarkuar prej vitesh në Elbasan, por pas serisë së vrasjeve atje, u emërua nga Lezhë. Nuk dihet konkretisht se përse është i arrestuar dhe për cfarë akuzohet.
Fatos Gosa
Fatos Gosa i njohur si i forti i “Peqinit” i hetuar më herët, njihet nga SPAK edhe si personi që krijonte lidhet mes grupeve kriminale dhe botës së izoluar të burgjeve.
Erion Alibej
Erion Alibej njihet si organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ky shtetas është organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29.07.2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntorin”. Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllain për trafik droge, i cili u vra në një atentat. Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgjiku në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak për vëllain e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj. Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”. Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.
Gentian Sharra
Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
Florenc Çekrezi
Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje ë Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Nuk dihet konkretisht se për pafarë akuzohet.
Elvis Koci
Roli i Elvis Koçit ose me mbiemrin Çaushllari, njohur edhe si Vis Korçari në këto grupe ende mbetet i panjohur ndërsa në 2020 ai i shpëtoi një atentati pas përlasjes me armë në qendër të Elbasnit. Aty ai mbeti i plagosur në shpatull ndërsa u qëllua nga i dyshuari Migert Qosja.
Ilirjan Feçi
Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma. Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.
Petrit Qoli dhe Agron Qoli
Edhe Petrit Qoli e Agron Qoli që nga hetimet e SPAK kanë lidhje të afërt mes tyre nuk dihet se çfarë roli kanë patur në këto grupe, ndërsa rezultojnë të arrestuar për llogari të grupit kriminal që operonte në Durrës.
Agron Qafa
Agron Qafa i njohur edhe si miku i Emiliano Shullazit, i arrestuar këtë të enjte rezulton i prangosur edhe më herët në kuadër të operacionit anti-drogë “Shenkolli” në vitin 2015.
Artan Plaka
Asllan Plaku sot 30 vjec në 2015 është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të trafikimit të minave të telekomanduara dhe dyshohet se të njëjtin aktivitet e bënte sërish i sapodalë nga burgu. Plaku është pjesë e grupit kriminal të goditur në Durrës.
Besjan Xhixha
Bessjan Xhixha, akuzohej për përfshirjen në vrasjen e vëllezhërve Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës. Besjan Xhixha, u arrestua nga Policia në 2020 në lidhje me këtë ngjarje. SPAK ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla. Ai i tha prokurorëve se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia.
Për disa ditë me radhë, ata kishin vëzhguar lëvizjet e vëllezërve dhe planifikuar krimin. Por, pak ditë para se të kryenin vrasjen, ata janë tërhequr, pasi Enver Diva është infektuar me COVID-19 dhe për këtë shkak ishte karantinuar. Sipas të penduarit, për këtë fakt Xhixha e Diva kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin. Në këtë situatë, sipas deklarimeve të Kevis Allës, ekzekutimi i vëllezërve është kryer nga të akuzuarit e tjerë dhe se shënjestër ishte vetëm Besmir Haxhia. Ai dyshohet se ka ekzekutuar edhe vëllanë e shumë kërkuarit Talo Çela.