-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuratë për Anxhelinën

Kryesoret

Nga Ben Blushi

Anxhi kishte ditlindjen. Të premten datë 13.

Po ku të rastisën këto dy ditë, edhe 13 edhe e premte,i thashë

Unë jam Anxhi,tha Anxhi, e bëj ditlindjen kur dua.

Do ketë muzikë,e pyeta

Kam tre dj,por duro deri te i treti është super, tha Anxhi

Pse është super i treti?

Se është shoku im,tha Anxhi

Po balerinin ku e ke,e pyeta

Balerini nuk është me mua që në shkurt,tha Anxhi

Dmth kërcen vetëm,e pyeta

Unë jam Anxhi,tha Anxhi, kërcej me kë të dua

Sa dhurata ke marrë për ditlindje Anxhi?

Dy varëse,tha Anxhi

Të pëlqyen?

Njërën ma solli vëllai, një diamant

Po tjetrën?

Tjetra ishte një varëse me tre hallka të verdha por më humbi në rërë,

Si të humbi sa e vure në qafë,e pyeta

Humbi se ishte me tre hallka,tha Anxhi, unë tani jam dy

Po si do ja bësh,e pyeta

Unë jam Anxhi,tha Anxhi, do ma blejnë prapë

Edhe unë do të bej një dhuratë,i thashë

Ca dhurate,pyeti Anxhi

Një foto me viza në trup,thashë unë

Foto poshtë litareve,tha Anxhi

Tamam,thashë unë

Litarët i kam lidhur unë,tha Anxhi

Ti lidh litarë nëpër trarë ?

Unë jam Anxhi,tha Anxhi,lidh gjëra që nuk lidhen,unë jam connecting people

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit