Ndonëse, Partia Socialiste i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, ajo pret që opozita të ulet në tavolinën e negociatave.
Ka qenë ky mesazhi i përcjellë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, në një dalje publike.
Ai ka theksuar që priste një dialog pa kushte, me iniciativën që iu dha opozitës duke shtuar se nuk ka vendimmarrje me ultimatume.
Sipas tij, kjo nuk ndodhi, por mazhoranca pret që opozita të vijë dhe të diskutojë “një nga një” emrat e propozuara nga ajo vetë.
Gjiknuri edhe njëherë ka theksuar se, presidenti duhet të jetë një person jo aktiv në politikë.