Rusia gjatë muajit maj ka eksportuar 450 mijë fuçi naftë në ditë drejt Italisë, shkruan “Financal Times”.
Kjo, pasi një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend, në pronësi të LUKoil-it rus, u bë plotësisht e varur nga furnizimet nga kompania e saj mëmë.
Kjo do të thotë se në Itali u importua katër herë më shumë naftë ruse nga muaji shkurt.
Si pasojë, Italia mund të kapërcejë Holandën si qendra më e madhe e importit të BE-së për naftën e cisternave ruse.
Dy të tretat e këtyre eksporteve shkuan në Augusta, një port në Siçili pranë rafinerisë ISAB në pronësi të kompanisë ruse të naftës Lukoil.
U rritën dërgesat edhe në portin e Triestes pranë kufirit me Slloveninë.
Porti lidhet me tubacionin Transalpin me dy rafineri në Gjermani, pjesërisht në pronësi të Rosneft-it rus. Megjithatë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, linjat e kreditit të kompanisë u bllokuan.
Kjo e fundit, e që la rafinerinë vetëm në gjendje të importonte naftë nga kompania mëmë.
Por, ende nuk ka unanimitet se çfarë vendimi të merret.