Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përfundim të vizitës së tij dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit nga American Councils, ku u takua me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar.
E ndër mysafiret, të cilën Zyra e Kryeministrit nuk e kishte njoftuar, ka qenë edhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Prania e Escobar në këtë takim, i cili dy ditë më parë ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u pa nëpërmjet një fotografie, në të cilën diplomati amerikan shihej duke diskutuar me zëvendësministren e jashtme të Kosovës, Liza Gashi.