Semi Jaupaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e vëllezërve Veshaj. Këngëtarja dhe Donaldi kanë lënë pas hatërmbetjet që u krijuan pas romancës që ky i fundit nisi me Beatrix Ramosaj. Semi tha se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.
“Unë i shkrova. Dëgjova se ishte shumë keq. Po kalonte një periudhë të vështirë pas Big-ut. U bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan këtë njeri dhe nuk dua ta shoh keq. E pyeta ‘Si je’, po pastaj nuk pushoi më telefoni sepse vetëm më shkruante“, tregoi Semi.
Ndërkohë ajo iu përgjigj dhe pyetjes ‘A u gëzua që nuk fitoi Donaldi?’ “U gëzova që nuk fitove ti. Nuk është se manifestova shumë fituesin por u gëzova që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar kush të donte, dhe ai kameramani, dhe vetëm ti jo”, tha Semi.
Rregullimi i raportit mes dy ish banorëve të BBV vjen në një kohë kur Donaldi dhe Bora përfliten se janë rikthyer bashkë.