PSG është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bindur Kylian Mbappe të nënshkruajë rinovimin. Sipas mediave spanjolle, oferta e klubit parizian është 100 milionë Euro në vit plus 300 milionë Euro bonus menjëherë pas hedhjes së firmës në kontratë.
Shifra të çmendura nga ana e drejtuesve të kampionëve të League W, të cilët duan me çdo kusht për të mbajtur në “Parkun e Princave” lojtarin e cilësuar si e ardhmja e futbollit botëror. Kjo do nxirrte totalisht jashtë loje Realin e Madridit, skuadra më e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit francez.
Përveç kësaj, PSG është gati t’i japë edhe rol drejtues në skuadër, vetëm me synimin që të qëndrojë në Paris. Megjithatë Reali i Madridit pret, e diela pritet të jetë dita kur edhe Mbappe do të pohojë zyrtarisht zgjedhjen e tij.