Paris Saint-Germain arriti të shpallet matematikisht kampion i Ligue 1 për sezonin 2025-2026, duke siguruar titullin e 14-të në historinë e klubit dhe të pestin radhazi. Në ndeshjen e prapambetur të javës së 29-të, PSG fitoi 2-0 në transfertë ndaj RC Lens, me golat e Khvicha Kvaratskhelia dhe talentit të ri Ibrahim Mbaye.
Fitorja vjen pas një ndeshjeje të tensionuar, ku Lens provoi të rrezikojë shpesh portën e mysafirëve, por përpjekjet e tyre nuk u konkretizuan. Pas titullit, skuadra e Luis Enrique-së përqendrohet te finalja e UEFA Champions League, duke synuar një tjetër sukses madhor këtë sezon.









