Mesditën e sotme me moton “Ne jemi familje”, anëtarët e komunitetit LGBT në Shqipëri mbajtën “Paradën e krenarisë”.
Marshimi ku morën pjesë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e Suedisë Elsa Håstad dhe Peter Zingraf i Gjermanisë, u ndal te Kryeministria, ku aktivistja Xheni Karaj akuzoi Edi Ramën se i ka mashtruar.
“Rama u tregu një gënjeshtar i madh. Rama njëherë nuk ka dalë në krahun tonë. Njëherë nuk ka dalë dhe të mbështesë komunitetin” tha ajo.