Shkencëtarët kanë njoftuar se një asteroid i madh do të kalojë në një distancë relativisht të afërt nga Toka.
Ai është me diametër rreth 1.8 kilometra do të kalojë në 27 maj, njoftojnë shkencëtarët.
Asteroidi është një nga më të mëdhenjtë që janë gjetur ndonjëherë dhe që po i afrohet planetit tonë dhe ka madhësi më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai .
Asteroidi u zbulua në vitin 1989 dhe është një nga 2265 shkëmbinjtë hapësinorë që Agjencia Hapësinore e SHBA (NASA) i konsideron “asteroide potencialisht të rrezikshëm “.
Asteroidi do të bëjë kalimin e tij më të afërt nga Toka në fund të majit që kur u zbulua, dhe nuk do të afrohet përsëri deri në vitin 2914 .