Ministri francez për çështjet evropiane Clement Beaune ka deklaruar gjatë ditës së sotme se do të duhen 15-20 vjet që Franca të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, gjatë një interviste për “Radio J”.
“Duhet të jemi të sinqertë ata që thonë se Ukraina do të anëtarësohet në Bashkimin për gjashtë muaj, një vit ose dy. Nuk është e vërtete. Pa dyshim që do të duhen 15-20 vjet, është një çështje shumë e gjatë. Ndërkohë, ne u kemi borxh ukrainasve një projekt politik në të cilin ata mund të hyjnë”, tha Beaune, duke iu referuar ‘komunitetit politik evropian’, hipotezës së presidentit francez Emmanuel Macron për të mirëpritur një numër më të madh vendesh