Policia ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë për krime mjedisore.
Ngjarja ka ndodhur në Dibër, ku shtetasi M. Gj ka qenë duke drejtuar fugonin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit polici ka konstatuar një sasi të mëdha drush të prera në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi i policisë
DVP Dibër, plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.
Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, përgjatë javës kanë evidentuar dhe goditur 5 raste. Si rezultat nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër është arrestuar në flagrancë shtetasi M. Gj., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin furgon në gjendje të dehur, të ngarkuar me lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: H. D., H. L., A. D., pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal dhe për shtetasin P. Gj., pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.