-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lija e majmunëve shfaqet dhe në 3 shtete të tjera

Kryesoret

Izraeli, Zvicra dhe Austria janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shteteve që e raportouan në 15.

Izraeli dhe Zvicra thanë se identifikuan një person të infektuar i cili kohët e fundit kishte udhëtuar jashtë vendit. Izraeli po heton raste të tjera të dyshuara.

Lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë.
Virusi është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Ky shpërthim i ka habitur shkencëtarët, por rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët.

Shumica e njerëzve që infektohen me virus shërohen brenda pak javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se një numër rastesh të tjera të dyshuara janë duke u hetuar – pa përmendur vendet e përfshira – dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të konfirmohen më shumë infeksione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit