-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizitë treditore e një delegacioni të MCC-së në Kosovë

Kryesoret

Një delegacion i Millennium Challenge Corporation, i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Mandeville, do të vizitojë Kosovën gjatë 22-24 maj.

Ata do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku do të vizitojnë nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave, pastaj do të jenë prezent në ngjarjen që shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kyçen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë.

Ndërkohë, do të marrin pjesë edhe në konferencën e donatorëve me temë “subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Më 30 shtator, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pati bërë të ditur se Kosova nuk do të vazhdojë përpara me projektin për ndërtimin e infrastrukturës për gazsjellësin në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Rizvanolli këtë vendim e ka arsyetuar se “Kosovës i duhen më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC-ja ka afate kohore strikte për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kontaktit”

Ndërkaq më 14 maj, Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane – Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), në Uashington kanë finalizuar një marrëveshje për energjinë elektrike me vlerë mbi 236 milionë euro.

Sipas ministres Rizvanolli, nga shuma totale 202 milionë dollarë do të jenë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër është bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit