Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, është shprehur për mediat se procesi i votimit është duke shkuar normalisht dhe interesi i demokratëve është tejet i lartë.
Ajo gjithashtu ajo është shprehur deri më tani kanë votuar 14012, teksa u shpreh se nuk ka një numër të saktë sesa është numri i anëtarësimeve.
Votimi deri në orën 11
Shkodër- 1287
Lezhë- 830
Kukës- 1081
Dibër- 650
Durrës- 1005
Tiranë- 3694
Elbasan- 1190
Berat- 460
Korçë- 1200
Fier- 1520
Vlorë- 570
“Parimi të cilit ne i kemi qëndruar është që të votojë çdo demokratë,, arsyeja pse ne kemi vendosur të mbajmë lista e 2019, është sepse ishin të vetmet lista të plota të gjendura, pra nuk kemi dashur që të bëjmë atë që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, ku i hiqej emri nga lista se nuk i pëlqente kryetarit,” ka thënë Vokshi si kundërpërgjigje për kandidatin Ibsen Elezi, i cili është shprehur se gjatë procesit ka pasur parregullsi përsa i përket anëtarëve.