Numri i të vdekurve nga stuhitë e fuqishme në dy provincat më të populluara të Kanadasë është rritur në të paktën tetë, thanë autoritetet të dielën, ndërsa ekuipazhet e emergjencës vazhduan një pastrim masiv për të rivendosur energjinë për gjysmë milioni njerëz.
Kompanitë e energjisë elektrike po përpiqeshin të dielën për të rivendosur linjat e transmetimit. Shumica e vdekjeve nga stuhitë ndodhën kur njerëzit u goditën nga rrëzimi i pemëve, deklaruan autoritetet.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se Qeveria federale ishte e gatshme të ndihmonte personat në nevojë.
Hydro One, kompania më e madhe e shpërndarjes së energjisë elektrike në Ontario, në një postim në Twitter lajmëroi se ekuipazhet po reagonin ndaj dëmeve të konsiderueshme.