Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias vjen sot në Tiranë. Kjo vizitë do të jetë në kuadër të javës greke në Shqipëri. Ndalesën e parë në Shqipëri, Dendias do ta ketë te kryepeshkopi Anastas.
Në axhendën e ministrit të Jashtëm grek është parashikuar një takim me homologen shqiptare Olta Xhaçka, me të cilën do të ketë një konferencë për mediat në orën 12:00. Po ashtu, Dendias do të takojë edhe Kryeministrin Edi Rama.
Pensionet e mijërave shqiptarëve, të cilët punojnë prej vitesh në Greqi, do të jenë pjesë e një bisedimeve mes dy qeverive. Pritet gjithashtu, që Dendias të propozojë projekte të përbashkëta energjetike e infrastrukturore.