-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Idrizi në ‘5 pyetjet’ : Vlerësoj Ministren që përmendi Çështjen Çame, por pa rezultat

Kryesoret

Kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi  në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ka folur rreth vizitës së sotme të Kryediplomatit grek Nikos Dendias në Tiranë. Ai shprehet i zhgënjyer nga vizita, pasi sipas tij nuk kishte një rezultat konkret, madje nuk është e qartë se cila çështje do të çohet në Hagë.

“Jam i zhgënjyer nga kjo vizitë pasi nuk kishte asnjë produkt. Ajo që binte në sy dhe pikëpyetja që ka nevojë të sqarohet është se çfarë do të çohet ne Hagë, pasi Dendias fliste për delimitimin e ujërave detare, ndërsa Ministrja për Ligjin e Luftës. Referuar Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria nuk do të hyjë në çështjet e demilitimit të kufijve, pasi është një çështje e ezauruar në 1946.  Shqipëria dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka të ndaluar për të diskutuar rreth kufijve. Qeveria shqiptare po tregohet e kujdesshme, nga ana tjetër pala greke avancoi duke shtruar Çështjen e Varrezave. Ajo që unë pash sot ishte se përball avancimi të palës greke, Shqipëria ngritit Çështjen e Çamërisë duke përmendur dhe ligjin e luftës, por nuk pati  rezultat konkret pasi Greqia foli rreth demilitimit, ndërsa Shqipëria për Ligjin e Luftës, Ministrja meriton përgëzim për përmendjen e Çështjes Çame”,tha Idrizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit